KreuCelebrity

Nesër është dita e madhe! Prezantohet koleksioni i fustaneve të nusërisë “Class by AV!

Ëndrra e çdo vajze është të veshë fustanin e bardhë!

Të gjitha e duam që të paktën një herë në jetë, të dukemi bukur, të kuruara deri në detajet më të vogla, që shikimi i njerëzve të përqëndrohet vetëm tek ne…Është pikërisht kjo ëndërr, që ka frymëzuar Class By Alketa Vejsiu për të prodhuar koleksionin e saj të parë “Made in Albania, që mban logon e “Class AV”. Një ndërthurje mes klasikes dhe modernes, mjeshtërisë së krjimit artizanal, me teknologjinë e fundit, një koleksion plot risi, punuar nga stilistja Livia Myftari, i cili mbështetet tek materialet e lehta, në mënyrë që nuset të ndihen jo vetëm të bukura, por edhe komode. Kjo është ajo se çfarë do të shohim pasditen e nesërme në sfilatën që do të zhvillohet në Tendën e hotel Continental në Vorë në orën 19.30.

Por përveç fustaneve, “Made in Albania”, do të prezantohen edhe koleksionet dhe etiketat ndërkombëtare për sezonin 2018-2019, të brandeve lider do të përcjellin gjithë sharmin dhe elegancën e fustaneve të nusërisë, të denja për çdo vajzë që ka ëndërruar ditën më të bukur të jetës. Gjithashtu do të prezantohen edhe fustanet e mbrëmjes, që ecin në po të njëjtën linjë me fustanet e nusërisë që Class AV sjellë, një sinonim i elegancës, klasit, thjeshtësisë dhe glamurozes njëkohësisht.

Kjo sfilatë do të bëjë bashkë shumë personazhe VIP, që do të priten në një “Welcome Area”, ku do të dominojnë lulet, tendenca që ka dominuar të gjitha koleksionet e shtëpive më të mëdha të modës, për të vijuar më pas me shfaqjen, e cila do të jetë e mbushur me plot surpriza.

Dress Code? Black/ White/ Rose/ Blush. Mbajeni mend datën: 31 maj, ora 19.30.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF