Që nga ndarja me Klaudia Pepën, Albi Nako, është përfolur që është në një lidhje me primabalerinën e trupës së tij të baletit, Albën.
Udhëtime në të njëjtin vend, bashkë kudo, madje edhe tek dentisti. Fjalë të tilla u kishin rënë në vesh çiftit, por Albi zgjodhi ta mohonte duke u shprehur se udhëtimet e tij me Albën, e cila tashmë është prezantuese moti në TV Klan janë thjesht për motive pune.
Mirëpo një deklaratë e Alketës, teksa Albi ishte i ftuar “Në Kurthin e piter Pan” na konfirmoi dyshimet që koreografi nuk është “single”. Dhe “po” Albi dhe Alba janë bashkë. Një foto e e tyre, teksa janë në plazh, në shezlon, të vetëm, nuk na thotë asgjë tjetër përveç se ata janë çift.
Nuk mendojmë se ky udhëtim dhe ky qëndrim në shezllon është për çështje pune, apo jo Albi?



















