Kurba e famës së Almeda Abazit pësoi një rritje të menjëherëshme me zhvendosjen e saj drejt Turqisë dhe pa dyshim me martesën me aktorin turk, Tolgahan Sayışman.
Ajo ka prezantuar një emision kulturor “Para bende”, ka qenë pjesë kastit e VIP-ave në reality show, “Survivor” dhe më pas në “Dancing With the Stars”. Megjithatë, nuk u ndal këtu. Almedën e pamë edhe në rolin e aktores, në serialin turk shumë të ndjekur “Sulejmani i Madhërishëm”, në rolin e “Valerie”. Një show girl, e cila u shndërrua në një yll të ekranit turk.
Mirëpo në Shqipëri, përveç se e njohim si ish-miss Albania, tashmë e identifikojmë edhe si bashkëshortja e aktorit tonë të preferuar, “Brad Pitt-it të Turqisë”, Tolgahan Sayışman. Tolgahan ka shumë fansa në Shqipëri, por mesa duket tashmë ka ardhur koha për t’ia lënë stafetën gjyshit të Almedës. Bukuroshja ndodhet prej pak kohësh në Shqipëri dhe ka pasur më shumë kohë që të qëndrojë me familjarët e saj.
Pasditen e djeshme, ajo ka ndarë me miqtë e saj në rrjetet sociale një video teksa shfaqej me gjyshen dhe gjyshin. Nëse nuk do të na e kishte thënë Almeda këtë gjë, ne vështirë ta besonim. Gjyshi i saj një burrë trendy, por absolutisht edhe gjyshja e saj nuk mbetet pas. Tani e kuptuam se nga e ka trashëguar bukurinë Almeda…