Shumë prej jush mund ta kenë harruar, por Alketa Vejsiu dhe Miriam Cani dikur kanë patur një bashkëpunim në muzikë. Alketa dhe Miriami kanë kënduar së bashku këngën “Don’t Surrender”.
Miriami ka qenë e ftuar mbrëmë në programin “Në Kurthin e Piter Pan”, ku Alketa ka kujtuar me nostalgji këtë duet të dy vajzave të njohura të showbiz-it shqiptar. Madje Vejsiu për herë të parë ka zbuluar një sekret që nuk e dinim më parë. Duket se asokohe moderatorja ka qenë 6 muajsh shtatzënë me vajzën e saj Nikol. Në fakt teksa i hedhim një sy klipit tani, mund të vihet re lirisht që Alketa duket e mbushur në faqe, por askujt nuk i kishte shkuar mendja se ajo paska qenë në pritje të ëmbël atë periudhë.
Pavarësisht se primare në karrierën e saj është moderimi, herë pas here Alketa ka preferuar të mos lërë mënjanë edhe pasionin e saj këngën.