KreuCelebrity

Arratia e VIP-ave këtë fundjavë

Dikush detin, dikush malin, një tjetër ka preferuar një drekë në periferi të Tiranës, e të tjerë i kanë hipur avionit për të prekur një tjetër tokë këtë fundjavë.

Pas një jave me impenjime, e teksa dielli na bën karshillik gjatë gjithë ditës, në dritaren e zyrës, padyshim fundjava e bekuar pritet me padurim nga të gjithë.

Me padurim duket se kanë pritur këtë fundjavë edhe personazhet publikë shqiptarë, pasi shumë prej tyre, e shtuna dhe e  diela i ka gjetur të ‘arratisur’ nga vapa (që i kaloi 30 gradët), e kryeqytetit.  Ne lundruam paksa në llogarite e tyre në instagram dhe ju sjellim një galeri personazhesh VIP me destinacionet e tyre këtë fundjavë fundmaji.

Jonida Maliqi ka zgjedhur bregdetin e Sarandës

Blendi Fevziu ka preferuar pishinën e shtëpisë së tij kësaj here

Viola Spiro ka shijuar pamjen e mrekullueshme që të ofron Ura e Bosforit në Stamboll

Romën e magjishme ka zgjedhur Arjola Shehu këtë fundjavë

Edhe punë, edhe qejf! Kështu e ka kaluar Besa Kokëdhima këtë fundjavë në Paris

Në dhomë me pamje nga pishina. Ku të ketë shkuar Bes Kallaku vallë këtë fundjavë?! 

Çunat e Bieta Sulos, sigurisht bashkë me mamin kanë preferuar periferinë 

Alba e motit ka zgjedhur guralecët e Jugut këtë fundjavë

Vetëm palma dallojmë në fundjavën e Marina Vjollcës. Ku? S’e dimë, por me siguri bukur ia ka kaluar

Po Elgidi?! Klea Huta duket që ka bërë një super qejf me shoqet ne Lalëz.