KreuCelebrity

Festë në LSI! Këshilltarja e partisë i jep fund beqarisë në një super dasmë!

Teksa sot ka qenë një ditë proteste për opozitën, në radhët e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim ka pasur një arsye për të festuar. Sekretarja Organizative e LSI, Eriona Bixha i ka dhënë fund beqarisë. Ajo ka kurorëzuar në martesë lidhjen e saj disa vjeçare me partnerin.

Bixha kishte zgjedhur një fustan të ngjushtë pas trupi, me flokët e lëshuara dhe në kokë mbante një kurorë, pasi padyshim mbretëresha e mbrëmjes ishte ajo. Të ftuar kanë qenë edhe përfaqësues të LSI, ku dhe mund të shohim zëvendëskryetarin Luan Rama, që i ka rrëmbyer një vallëzim nuses.

Përveç se mban postin e Sekretares Organizative në LSI, Eriona gjithashtu është edhe Këshilltare Bashkisë së Tiranës. Në zgjedhjet e kaluara, ajo ishte pjesë e listës për deputetë, por nuk arriti të merrte votat e duhura.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF