Kur reality show “Keeping Up With Kardashian” nisi rreth 10 vite më parë, të gjithë e morën me skepticizëm dhe askush nuk e kishte menduar që do të kishte këtë sukses që Kardashianët kanë tani. Mirëpo duket se një ide e tillë, mund të konkretizohet edhe në Shqipëri.
I ftuar në emisionin “Thumb”, Alban Ramosaj është shprehur se e kanë menduar seriozisht që të bëjnë një reality shoë të njëjtë me familjen e tij, por është diçka që e pengon; të gjithë anëtarët janë të shpërndarë në shtete të ndryshme, disa në Amerikë, në Holandë, në Kosovë dhe Shqipëri, për këtë arsye kur ta vendosin të bëjnë një gjë të tillë, do të lënë me një anë çdo angazhim tjetër.
“Unë dua shumë ta bëj një gjë të tillë, por ideja është që për ta realizuar duhet të kesh mbështjetjen e një televizioni të madh. Ne jemi edhe shumë të shpërndarë, një në Amerikë, një tjetër në Hollandë. Duhet që të mblidhemi në një vend dhe të lëmë gjithë punët tona. Qejf kam pafund, kam folur edhe me të tjerët. Në fakt, jam një njeri shumë privat, por kur bëhet fjala për gjëra të tilla dua t’i bëj publike, jam shumë ekstremist”, tha Albani.
Një gjë e tillë, është përfolur se do ta sillnin motrat Istrefi, por ato kanë refuzuar që të bëjnë publike jetën e tyre private. Kjo pjesë duket se nuk ka shumë rëndësi për familjen Ramosaj. Ose do të jenë shumë private, ose aspak. Nuk ka të mesme të artë për ta.









25 ‘hijet’ e Jonida Maliqit!


Foto e Era Istrefit pushton New York-un



Jonida Maliqi ndryshon totalisht ‘look’





