KreuCelebrity

Kjo është arsyeja përse Roberti dhe Nora nuk flasin me Tunën?

Ishte përfolur prej kohësh që Nora dhe Tuna nuk kishin një marrëdhënie aspak të mirë me njëra tjetrën, si dy kunata.

Mungesa e Tunës në ditëlindjen e Renee, si edhe mungesa e Norës në ditëlindjen e Tian, na vërtetoi edhe një herë këtë gjë. Pavarësisht se është mohuar diçka e tillë, ditën e djeshme, Roberti na sqaroi njëherë e mirë duke na konfirmuar se “Po”, ata nuk kanë raporte të mira me Tunën dhe sipas tij, fajtore ishte pikërisht Tuna.

Arsyen nuk na e tregoi, por burime për Blitz.al bëjnë me dije se marrëdhënia e tyre është acaruar sepse Tuna ka ftuar në ditëlindjen e parë të Tianit, vajzën e jashtëligjshme të Robertit. Ky i fundit e ka mohuar një gjë të tillë, sipas së cilit po përpiqen që të njollosin imazhin, por po të njëjta burime bëjnë me dije se kjo gjë është e vërtetë dhe Tuna e ka ftuar atë në ditëlindje, për shkak se ka marrëdhënie të mirë me nënën e vajzës, por edhe një kunj për kunatin.

Mesa duket kjo gjë e ka acaruar shumë, jo më kot bëri atë deklaratë pasditen e djeshme, ku u shpreh se as nuk do ta shohë më Tunën.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF