KreuCelebrity

Sa palë këpucë duhet të merrni me vete me pushime?

Gjëja më e keqe që mund t’ju ndodh gjatë pushimeve (përveç se të humbisni fluturimin, nëse udhëtoni me avion) është që të keni harruar diçka. E keni vënë re që shpesh herë, kur niseni për rrugë, keni atë ndjesinë sikur keni lënë diçka pas? Prandaj është më e mira që të bëni një listë paraprake të gjërave që do të merrni më vete. Por sërish këtu është një tjetër proces më vete. Si të bëni që të merrni sa më pak gjëra, por ato që të merrni të jenë të domosdoshme?

Ne po ju japim një këshillë. Sa palë këpucë duhet të merrni me vete…ia keni bërë ndonjëherë këtë pyetje vetes? Ne po jua themi. Vetëm tre; ju nevojiten vetëm një palë pupa, një palë sandale me takë dhe një palë shapka. Kështu që do jeni mirë edhe kur të ikni në plazh, kur të dilni pasdite dhe nëse dilni në darkë në një club. Më poshtë ne do ju japim disa sugjerime.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF