KreuCelebrity

Kjo është hera e parë që Miriam Cani guxon kaq shumë me flokët e saj

Flokët me një gjatësi mesatare stil Bob kanë kohë që janë kthyer në një trend të padiskutueshëm. Këtij trendi duket se nuk i ka rezituar dot as këngëtarja e ëmbël dhe simpatike Miriam Cani, e cila ka guxuar shumë me modelin e saj të ri të flokëve.


Me një foto të postuar në Instagramin e saj dhe një në InstaStory, ajo duket me flokët e verdhë të prerë me një gjatësi pak poshtë mjekrës. Miriamin nuk e kemi parë kurrë me flokë kaq të shkurtra dhe duhet thënë se e bëjnë të duket si një vajzë e vogël.

Me përfundimin e misonit në “The Voice Kids”, që u finalizua me fitoren e konkurentit të saj, duket se Miriami ka vendosur të shijojë verën ashtu siç duhet.

Tashmë përkrah fotove me Amelian e vogël duket se nuk do të qëndrojë më “mami” Miriami, pasi më shumë duket si “motra e madhe” e saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF