Si sot 10 vite më parë, Dritan Hoxha, ose Tani i Top-it, siç njihej u nda nga jeta në moshën 40 vjeçare si pasojë e një aksidenti automobilistik. 23 maji, është një ditë shumë e trishtë në familjen Hoxha e megjithatë, e vogla e shtëpisë, Redia duket se ka marrë një “mision”: t’ua bëjë më të lehtë një ditë të tillë, me ndihmën e disa mesazheve shumë motiviuese.
Ka qenë Lori, ajo që ka publikuar në profilin e saj në Instagram, një foto nga biseda e saj me motrën e vogël, ku shkruhet: “Unë e di që ti je e trishtuar, kështu që nuk do të them të kalosh një ditë të bukur. Përkundrazi, thjesht të këshilloj që të kalosh një ditë. Qëndro gjallë, ushqehu shëndetshëm, vish rroba të rehatshme dhe mos hiq dorë nga vetja, të paktën jo tani. Do të bëhet më mirë. E derisa gjithçka të jetë në rregull, kalo thjesht një ditë.”
Një mesazh shumë kuptimplotë që e ka prekur shumë Lorin, e cila nuk ka nguruar që t’i tregonte se sa shumë e do. Për të folur mbi vizionin e Dritan Hoxhës, Lori do të jetë e ftuar në emisionin “Top Show Magazine”.



















