KreuCelebrity

Të gjithë po e gjykojnë që e fali tradhtinë, por Khloe na e “mbylli gojën” me këto mesazhe

Vetëm dy ditë para se te sillte në jetë vajzën, Khole Kardashian u gjend përballë një situatë që asnjë vajzë nuk do dëshironte të ishte, në asnjë moment të jetës; bashkëshorti i saj, basketbolli Tristan Thompson, u filmua teksa po e tradhtonte me dy vajza, që për publikun ishin të panjohura. Ajo ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave, e megjithatë nuk ka nguruar që të përcjellë mesazhe nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale për këtë tradhti.

Pas statusit ku shkruante: “Mendja jote do të besoj çfarë do që I thua, ushqeje me të vërteta, ushqeje me dashuri”, Khole nuk ndalet. Vetëm një ditë më parë, ajo ndau me miqtë e saj virtualë, një tjetër shprehje me kuptim ku shkruhej: “Askush nuk do t’ia dijë për historinë tënde, vetëm kur ti e fiton, kështu që fitoje”.

32 vjeçarja është bërë nënë për herë të parë me një vajzë, emri i së cilës është True.

Kur mendohej se marrëdhënies se Kholes me Tristan, i erdhi fundi, por jo. Ylli i “Keeping Up with Kardashian” e fali, pavarësisht asaj se çfarë të tjerët mendonin. Dhe kjo, sepse nuk donte të shkatërronte një familje që sapo u krijua.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF