KreuCelebrity

Kur mami është këngëtare/ Adelina rrëfen arsyen pse përfshiu Uliksin në klip!

Edhe pse me pauza të gjata në muzikë, Adelina mbetet një nga këngëtaret më të dashura për publikun. Projekti i fundit titullohet “T’iqja”, një krijim, që siç ka pranuar dhe vetëm Ismaili në intervistën për Telegraf, i dedikohet vajzave materialiste. Ajo ka shpjeguar shumëçka, duke treguar pse e ka këngën aq përzemër.

“Ballkani është vendi i vetëm në botë ku gjen femra të papuna që kanë miliona euro. Si shpjegohet kjo?”, ka thënë Adelina, për të vijuar më tej shpjegimin. Sipas këngëtares, shumica e femrave, përfshirë shumicën e nënave, punojnë fort, për t’u shpërblyer në fund të muajit me 250 euro. “Të kuptohemi: nuk kam asgjë kundër “T’iqeve”, kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë. Kam kundër atyre që janë prapa këtyre femrave pa fat”, ka përfunduar Ismaili.

https://www.instagram.com/p/Bi-JN_8gns7/

Por, vëmendjen e ka tërhequr dhe prania e Uliksit në klip. Duke qeshur, Adelina ka thënë: “E adhuron kamerën(qesh). Kur e fotografojmë, rri i shtangur në poza derisa të mbarojë. Kur e pa vetën në ekran, e përqafonte pa ndal (qesh). Po të mos ishte ky relacion i tij ”special “ me klipe e foto, kurrë as nuk do të konsideroja ta përfshija në punën time.” Rasti tipik i ‘bëmë mama të të ngjaj’, apo jo?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF