Gjithmonë kemi një kuriozitet kur vjen puna tek paratë. Kur jemi në një dasmë mes miqsh apo të afërm, duam të dimë se sa ka kushtuar ajo dhe sigurisht e njëjta kureshtje na ka shoqëruar edhe në dasmën e Meghan Markle dhe Princ Harry. Dhe ne po ua zbulojmë sa më parë, vetëm sigurohuni që të jeni ulur diku përpara se të mësoni shifrën…plot 32 million £.
Kensington Palace ka konfirmuar se familja mbretërore ka paguar shërbimin e kishës, lulet, dekorin, pritjen e të ftuarve, e ndërsa Meghan ka paguar fustanin e saj të nusërisë, plot 400,000 dollarë, krijuar nga Givenchy, dizenjuesja britanike Claire waight Keller.
Tatimpaguesit paguan faturën e sigurimit, prej 30 milionë dollarësh për të sapomartuarit, të cilët tani do të njihen si Duka dhe Dukeshja e Sussex. Disa nga shpenzimet e tjera përfshinin 90,000 sterlina për 20 trumbeta të argjendta për të njoftuar ngjarjen e madhe, 50,000 sterlina për tortën, rreth 110,000 dollarë u shpenzuan për lulet në Kështjellën Windsor dhe në Sallën e Madhe të Shën Gjergjit.
Përveç të ftuarve 2,640 persona nga publiku u qerasën me suxhuk dhe çaj që kushtuan 26,000 paund. Ndonëse më e vogël në përmasa dhe me një numër të të vogël të të ftuarve, dasma e tyre ka kushtuar më shumë se Kate dhe e William, fatura e së cilës shkoi deri në 23.7 milion £. Megjithatë, përtej shpenzimeve kjo dasmë pritet që të arkëtojë në ekonominë e Britanisë së Madhe rreth 500 milionë £, kështu që ia vlen çdo shpenzim, ose siç e themi ne shqiptarët: dasma i ka nxjerrë lekët e saja.



















