KreuCelebrity

Alketa Vejsiu në një rrëfim si asnjëherë tjetër: Si u dashurova me bashkëshortin

Alketa Vejsiu është rritur në ekran. E kemi ndjekur me vite e vite të tëra në programet e saj që ka sjellë në bashkëpunim me Vera Grabockën, e megjithatë sa i përket jetës së saj private, është kujdesur mjaft mirë që ta ruajë larg vëmendjes së mediave.

Kohët e fundit, kemi parë një Alketë paksa më ndryshe dhe i ka “thyer” disa barriera që kishte vendosur me publikun. Tashmë në rrjetet sociale mund të gjejmë edhe foto të sajat me rroba banje, dedikime për bashkëshortin, fotografi të nënës (postime të tilla ishin të pazakonta t’i shihnin më parë).

As në intervista nuk e shihnim shpesh, por sot Alketa ka qenë e ftuar në emisionin e mikeshës së saj, Rudina Dembacaj “Mos i fol shoferit” ku ka treguar një anë të saj, përtej kamerës. Moderatorja është ndalur të flasë për takimin e parë me bashkëshortin, çfarë e ka bërë të dashurohet me të, por edhe për dy fëmijët, Nicole dhe Lionel.

“Unë jam dashuruar me sytë e bashkëshortit. Aty filloi gjithçka dhe më vjen mirë që ia ka trashëguar fëmijëve. Them që kam marrë një nga çunat më të mirë të Vlorë. Mendoj që marrëdhënia jonë është e shëndetshme sepse ka respekt, dashuri, pasion. Mendoj që është shumë e rëndësishme që të ketë respekt. Këto funksionojnë tek ne të treja dhe më vjen mirë që ne i japim fëmijëve një shembull të mirë. Ai është shumë mbështetës. Bëjmë një skuadër të mirë”, tregoi ajo.

Sa i përket se çfarë dëshirojnë të bëhen kur të rriten, Nicole dhe Lionel, moderatorja u shpreh: Nicol e ka qejf ekranin dhe ka dalë shumë në ekran në festat e shkollës. Asaj i pëlqen të jetë pjesë e mediave sociale, por unë kam shumë kujdes sepse mendoj që media online është një ekspozim i tepruar.  Ndërsa Lionel, i pëlqen shumë futbolli. Është shumë elegant, i hollë, si kec i vogël i them unë. Luan gjatë gjithë kohës futboll dhe nuk vë mish fare. Luan kudo, në kuzhinë në dhomën e gjumit. Mund të kemi mbi 15 topa futbolli”, u shpreh Alketa.

Ajo nuk ka nguruar që të flasë edhe për marrëdhënien që ka me vjehrrën, për të cilën shprehet se ndihet me shumë fat. “I kam marrëdhëniet e mrekullueshme. Unë mendoj se çdo vajzë e zgjuar duhet ta vlerësoj vjehrrën sepse ai ka lindur djalin që ti dashuron. Dhe ku vjehrra të qëllon e mirë, është fat se dhe ajo e di që ti ke në dorë lumturinë e djalit”, tregoi ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF