Majlinda Bregu ka ditëlindjen dhe sapo akrepat kanë prekur 12-ën sonte në mesnatë, e bija Kejda i ka bërë dedikimin e ëmbël, kushtuar mamit të saj të bukur. “Shumë ditëlindje të lumtura, mami im e bukur”, shkruan Kejda në një foto të hershme të vitit ’95 të Majlinda Bregut. Ndërsa ne nuk mund ta besojmë dot që kanë kaluar 23 vite që kur është shkrepur ajo foto, dhe Bregu është po aq e bukur ende. Kejda e ka mbushur storyn e saj në instagram me video të saj dhe mamit, duke na bërë të kuptojmë kështu marrëdhënien e bukur dhe të ngushtë që ato kanë bashkë. Bashkohemi edhe ne me urimin e ëmbël që ka marrë Majlinda këtë mesnatë, duke i uruar 100 vite lumturi mamit të bukur të Kejdës.



















