Diva në skenë dhe në sallë…
Jemi ende nën jehonën e koncertit që mbajtën Divat, në Pallatin e Koncerteve. Irma, Eneda, Rovena dhe Besa elektrizuan skenën dy ditë më parë me repertorin tejet të pasur të karrierës së tyre. Herë romantike, e herë shpërthyese këngëtaret e famshme dhanë një super-spektakël, teksa udhëtonin ndër vite nëpërmjet këngëve të tyre, për të gjithë të pranishmit në sallë, ku krahas admiruesve të muzikës së tyre, kishin zënë vend edhe shumë prej kolegeve artiste, shumica e të cilëve janë po aq Diva. Megjithatë ajo ishte nata e Irma Libohovës, Besa Kokëdhimës, Eneda Tarifës e Roneva Dilos që krahas suksesit të spektaklit që dhuruan, morën me vete edhe një tjetër sukses, atë të përkrahjes së kolegeve të tyre, të cilat si asnjëherë më parë treguan se të qënit artist kalon përtej talentit….
Bordo ishte aty dhe për të gjithë ju që nuk mundët të shijonit Divat ne ju sjellim nëpërmjet fotove një pjesë të atmosferës.



















