Nëse do ju pyesnim për një person që udhëton shumë, pa dyshim ndër emrat e parë që do ju vinte ndërmend do ishte pikërisht Blendi Fevziu. Në mbrëmje atë e shohim në transmetim “live” teksa trajton tema të ndryshme që shqetësojnë ose jo opinionin publik dhe të nesërmen në mëngjes ndodhet diku në Afrikën e Largët apo në destinacione të tjera, kryesisht të pa shkelura nga një pjesë e madhe e njerëzve.
Mirëpo, sot nuk do të ndalemi tek ndonjë udhëtim i tij, por për të sot është një ditë shumë e veçantë sepse feston ditëlindjen. Moderatori i njohur ka ndarë me ne një moment nga festa, ku pavarësisht se është krejtësisht dita e tij, vëmendjen e ka rrëmbyer e vogla e Blendit, Alisa që tashmë është rritur mjaftueshëm, aq sa për t’i dhënë tortën e ditëlindjes babait. Më i bukur është shikimi plot adhurim që Blendi i ka bërë…
Duket se moderatori ka raporte më të ngushta me vajzën e tij të vogël dhe nëse do t’i hidhnim një sy profilit të tij në Instagram është i mbushur me foto me Alisën, e ndërsa shumë më pak me vajzën e madhe, Mishel. Ai ka treguar se Mishel është adoleshente dhe ka më të një marrdhënie tipike bab e bijë.



















