KreuCelebrity

Në muajin e nëntë të shtatzënisë, Emina Cunmulaj si Demi Moore

Periudha e shtatzënisë për një femër është momenti më i veçantë në jetë. Përtej shqetësimeve që mund të vijnë përgjatë 9 muajve, ato harrohen menjëherë sapo mban në duar atë krijesë të vogël, që në fillim është e vështirë të besosh se e ke sjellë ti në jetë.

Për këtë arsye, shumë nëna zgjedhin që të ndalin këtë moment nëpërmjet fotove. Setet fotografike të grave shtatzënë janë përhapur shumë kohët e fundit, të cilat vijnë në mënyra nga më të ndryshmet. Edhe Emina Cunmulaj, ndonëse ka qenë shumë, po shumë aktive në rrjetet sociale duke dokumentuar çdo moment, ka zgjedhur që të bëjë një set fotografik profesional.

Nëpërmjet kontrastit bardhë e zi, krejtësisht e patrukuar, me vështrimin diku gjetkë, e ku vëmendjen e merr kretësish barku i saj i rrumbullakosur, një foto paksa alla Demi Moore teksa ishte shtatë muajshe shtatzënë.

Emina është në muajin e nëntë të shtatzënisë. Sa i përket gjinisë së bebit, nuk na e ka zbuluar ende. Do të mbetet surprizë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF