KreuCelebrity

Atë që ne menduam kur pamë foton, Marina ia shkruajti Luanës në koment pa asnjë hezitim

E gjithë familja Vjollca dhe partnerët përkatës u bën së bashku pasi kishin një arsye të madhe për të festuar. E ëmbla Marinë kishte ditëlindjen dhe të gjithë u zhvendosën në drejt bregdetit për të shijuar natyrën e bukur por edhe një drekë të shijshme, teksa valët e detit ishin si një melodi qetësuese që i kanë shoqëruar ato përgjatë gjithë festës.

Pas urimit publik dhe fjalëve të ndjera që Luana i dedikoi motrës së saj më të madhe, e megjithatë, e njohur për humorin e saj, pak minuta më voi ajo postoi një tjetër foto me një mbishkrim shumë “funny”. “Mu rrit motra, mu bë burrë”, shkroi moderatorja seksi në foto ku shfaqen të dyja shumë të qeshura, e megjithatë nuk ka vonuar shumë një përgjigje nga Marina.

“Do të të jap vëllai një dru të mirë, po futi shalët brenda”, i është kthyer me shaka vajza e ditëlindjes.

Marina dhe Luana janë një ndër dyshet simpatike të ekranit shqiptar. Ato kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën dhe këtë nuk ngurojnë që ta tregojnë edhe publikisht.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF