Është krijuar një mit që trupi i modeleve është i përsosur.
Të gjata, të holla, me shumë muskuj, forma të rrumbullakosura dhe ajo çfarë është më perfektja: nuk kanë celulit. Trupi i një modeleje është adhurim për shumë e shumë vajza, të cilat pavarësisht punës së madhe në palestër apo ushqimit shëndetshëm nuk mund të kenë një trup si vajzat që shohin në kopertinat e revistës.
E megjithatë, më tepër se një punë e mirë më trupin e tyre, duke një punim shumë i profesional në photoshop. Modele të njohura si Chrissy Teigen, apo këngëtarja Rihanna kanë pranuar se kanë celulit, strija dhe së fundmi pjesë e “grupit” është bërë modelja shqiptare Xhesika Berberi.
E ftuar në “Xing me Ermalin”, Gigi Hadid shqiptare ka deklaruar se ka celulit. “Po, unë kam celulit” është shprehur ajo.
Prej disa vitesh, bukuroshja shqiptare është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të vijuar karrierën e saj ndërkombëtare. Dhe një deklaratë e tillë nga Xhesika ka bërë të ndihen mirë shumë e shumë vajza shqiptare, pasi në ditët e sotme sa vjen e po bëhet edhe më i madh presioni për të qenë një njeri “perfekt”.



















