KreuCelebrity

Meghan Markle do të bëjë sot në ceremoni diçka që asnjë nuse tjetër në Pallatin Mbretëror nuk e ka bërë

Meghan Markle dhe Princ Harry do të lidhin sot kurorë dhe gjithë bota i ka sytë drejt Pallatit Kengiston. Sipas një deklarate zyrtare, nusja do të shoqërohet drejt altarit nga Princi Charles.

Por si asnjëherë më parë në familjen mbretërore, Meghan do të hyjë e vetme në kishë duke e përshkruar rrugën nga hyrja e kishës, deri tek kori e vetme, për t’u takuar më pas me Princin Charles, i cili do ta shoqëroje drejt altarit.  E gjitha kjo është bërë për të dhënë një mesazh feminist nga Meghan, duke treguar rëndësinë e një femre të pavarur dhe të lirë. Kjo zgjedhje e nuses së ardhshme të Princit Harry do të shkruhet në librat e historisë, si nusja e parë që shkoi drejt altarit , pa shoqërinë e një mashkulli tjetër të familjes.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF