KreuCelebrity

Sa elegante! Fustani i dytë i Meghan Markle qenka thjesht fanstastik

Meghan, Meghan, Meghan…sot është absolutisht dita e saj dhe e princ Harry. Çifti mbretëror zyrtarizoi në martesë lidhjen e tyre disa vjeçare në një ceremoni madhështore të zhvilluar në Kështjellën Windsor. Aktorja kishte zgjedhur një fystan shumë të thjeshtë Givenchy të dizenjuar nga Clare Waight Keller, dizajnerja britanike që më parë drejtonte shtëpinë e modës Chloé.

E megjithatë një dasmë përrallash nuk mund të ishte e plotë pa dy fustane ëndrrash dhe Meghan ka qëlluar në shenjë me përzgjedhjet e saj. Fustani i parë ishte i përshtatshëm për një princeshë elegante, e ndërsa i dyti  i duhuri për party. Veshja e dytë është një fustan mëndafshi i Stella McCartney, i lidhur rreth qafës.

Nuk mund të lëmë pa komplimentuar edhe princ Harry-in, i cili duket shumë bukur. Sa shumë shkojnë si çift.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF