KreuCelebrity

Nga Victoria tek Oprah, kapelet më të bukura të dasmës mbretërore!

Dhe dita e shumëpritur erdhi!

Më në fund Meghan Markle dhe Princ Harry po martohen. Përveç dhëndrit dhe nuses, pa dyshim një vëmendje jo pak të madhe kanë marrë të ftuarit. Është një dasmë mbretërore, me miliona sy që po e shohin në mbarë botën dhe nuk është e nevojshme besojmë që ta themi, që të ftuarit janë përgatitur për këtë ditë shumë kohë më përpara, për të gjetur veshjen e duhur që do t’i shkonte përshtat një ngjarje kaq të rëndësishëm.

Një detaj shumë i veçantë në veshjen e tyre, është edhe kapelja, dhe në dasmën mbretërore  të Meghan dhe Princ Harry-it i kemi parë të gjitha; duke nisur nga më ato krasiket e deri te ato më ekstravagantet.

Një kapelë nuk është mbrojtje për kokën, por një demonstrim i shpirtit. Çdo nuancë e stilit, e formës, e ngjyrës i tradhton flet shumë për një të ftuar, për këtë arsye ne ju ftojmë t’i hidhni një sy modeleve që kanë zgjedhur miqtë, të afërmit, familjarët e çiftit mbretëror.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF