KreuCelebrity

Edhe Nora me Elvana shoqe si gjithë të tjera, i marrin njëra-tjetrës syzet për foto

A nuk ju ndodh dhe juve që gjithmonë një rrobë e shoqes mund t’ju pëlqejë më shumë se e juaja? Shpesh herë, kur vendosni të dilni në një party, ndonëse mund t’i keni marrë rrobat nga shtëpia juaj, gjithmonë përfundoni me ndonjë fustan të shoqes? Me siguri që po.

Por mos u shqetësoni. Nuk ndodh vetëm me ju, por edhe me VIP-AT, konkretisht me Elvanën dhe Norën.  Dy bukuroshet e showbizit shqiptar, janë në një festë së bashku dhe në fotot apo video që ka ndarë Elvana në profilin e saj në Instagram, shohim Norën teksa pozon me syzet e mikeshës së saj. Është thjesht sa për një foto, se në postimin e radhës i ka sërish Elvana.

Ndonëse janë të njëjtat syze, duken kaq ndryshe tek të dyja.

Nuk e dinim që Elvana dhe Nora ishin shoqe shumë të mira me njëra-tjetrën. Ja dhe këtë e mësuam këtë të diel.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF