Ishte dita e shumëpritur, që familja mbretërore kishte investuar shumëçka për ta realizuar. Përgatitjet dhe çdo gjë tjetër kishin marrë vëmendjen e të gjithëve, e në event nuk mungoi askush nga të rëndësishmit e familjes. Por, diçka kishte ndodhur me Kate…
…Ose të paktën këtë kanë pretenduar shumica e ndjekësve të dasmës, të cilët e kanë kritikuar së shumti Dukeshën e Kembrixhit për qendrimin e saj aspak të kënaqur gjatë kurorëzimit të dashurisë mes Markle dhe Harry-t. Disa pretenduan se ishte e lodhur, megjithatë nuk e justifikuan një sjellje të tillë në ditën e madhe të oborrit mbretëror. Të tjerë shprehën pakënaqësi që Middleton nuk u pa pothuajse aspak e buzëqeshur, madje dukej si e vrenjtur në fytyrë përgjatë gjithë kohës.
Një pjesë kanë këmbëngulur se gjatë ceremonisë kishtare, Kate i ka hedhur një vështrim plot ironi Camilla-s, bashkëshortes së Princit Charles, personazh që nuk e dëshiron as vetë Mbretëresha me aq sa thuhet lart e poshtë. Si për të mos mjaftuar kjo, zgjedhja e fustanit të bardhë që Middleton e ka ekspozuar edhe dy herë të tjera në publik e ka bërë Dukeshën e Kembrixhit edhe më pak të dëshirueshmë në një ditë të tillë.
Inat mes kunatash? Nuk besojmë, por me siguri i vogli Louis është shkaktari i lodhjes së tepërme të Kate…