KreuCelebrity

Largimi nga Top Channel, Sokol Balla nuk e lë pa koment!

U mësuam ta shohim pas dhjetorit në ekranin e Vizion Plus me ‘Real Story’. Ndonëse formati më i përshtatshëm për të, u përfol se Sokol Balla po i rikthehej dashurisë së vjetër nëpërmjet një programi radiofonik në IN Radio. ‘Sokol Balla Live’ mban emrin formati i gazetarit, ndërsa në intervistën e fundit për ‘Një kat më lart’, Balla ka shpjeguar këtë rikthim në radio.

“Francezët thonë supa e vjetër në pjata të reja”, është shprehur ai, duke zbuluar se puna me ekipin po shkon më së miri, dhe e tillë do të mbetet edhe në vijim. Por, siç të gjithë kanë kurreshtje, moderatori Ermal Peçi e ka ngacmuar disi gazetarin lidhur me largimin e tij të parpitur nga Top Channel. Një temë që Balla nuk e ka prekur pothuajse fare më herët, edhe pse këtë herë ka patur një koment. “Është një investim shumë vjeçar, ti krijon një audiencë që të ndjek gjithmonë. Tani bëj ‘Real Story’. Është biznes, si gjithmonë”, ka thënë gazetari, për të mbyllur kështu në pak fjalë diskutimin për Top Channel.

Balla tashmë po vijon projektet e reja, ndërsa koha e Top Media, duket disi e largët. Lëvizjet në televizione lënë gjithmonë vend për komente.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF