Kohët kur për fëmijët kujdeseshin vetëm nënat, tashmë duken shumë të largët.
Në ditët e sotme, të dy prindërit kontribuojnë në rritjen dhe edukimin e fëmijëve, aq më tepër kur gruaja, në rastin konkret Ami, ka angazhime të mëdha në punë dhe një biznes të rëndësishëm për të cilin duhet të kujdeset. E megjithatë, duket se e diela është një ditë pushimi nga biznesi, por jo nga prindërimi. Këtë na e ka treguar vetë komediani nëpërmjet një fotoje në rrjetet sociale, ku shfaqet me “xhepin e kangurit” të zbërthyer”, një foto e cila ka shkaktuar shumë të qeshura tek miqtë e tij virtualë.
Si për çdo prind, e diela mund të jetë një ditë pushimi nga puna, por jo pushim në të tërë kuptimin e fjalës. Fëmijët duan kohën e tyre, që është një angazhim shumë herë më i madh se 8 orarëshi në punë.
Ami dhe Ermali janë bërë prindër për herë të dytë pak muaj më parë me një vajzë të vogël, të cilën e quajnë Sia. Çifti ka së bashku edhe një djalë të vogël, Joelin. Ata janë treguar shumë të hapur me miqtë e tyre në rrjetet sociale, ku herë pas herë kanë ndarë foto të tre së bashku, si një familje, por ndonëse kanë kaluar disa muaj, Sian nuk na e kanë prezantuar ende.
Ndoshta po presin edhe pak kohë, që vogëlushja të rritet edhe pak. Jemi shumë kureshtarë të dimë se kujt i ka ngjarë, sepse për Joelin e dimë që është një kopje e bukur e Amit.



















