Manjola Nallbani ka spikatur jo vetëm për talentin dhe punën e saj, por gjithmonë dhe për pamjen e jashme, të kuruar deri në detaje. Një ndërthurje mes stilit elegant, klasik dhe modern në të njëjtën kohë, gjithmonë në super formë; duket sikur i ka shpallur sfidë kohës, nga e cila ka dalë ajo triumfuese.
Këtë të diel ajo është zhvendosur në bregdet, teksa po shijon detin dhe rrezet e diellit, por ndërkohë, profesoreshë Manjola na dha edhe disa leksione të mira mode. E veshur me një fustan të bardhë, si të punuar me grep, që të krijon përshtypjen sikur nuk ka veshur asgjë poshtë tij, të ngushtë pas trupit, kombinuar me një palë sandale ngjyrë lejla pastel; e njëjta ngjyrë ishte dhe çanta, një kombinim perfekt edhe me natyrën.
Këtë të diel, Manjola Nallbani sapo na dha disa leksione mode, si të jemi elegant edhe në plazh.



















