KreuCelebrity

Surprizon Floriana Garo: “Së shpejti më shihni në ekran!”

Pak muaj pas lindjes së vajzës, Floriana Garo shihet disi më aktive në rrjetet sociale. Si çdo personazh tjetër post pritjes së ëmbël, edhe Garo u komentua për nurin e marrë pas shtatzënisë. Por, duket se moderatorja ka diçka më tepër për të rrëfyer.

A post shared by FLORIANA GARO (@florianagaro)

Në një video ‘live’ në Instagram, Floriana ka pranuar të përgjigjet për disa nga pyetjet e fansave. Disa prej tyre kanë qenë të interesuar se kur do ta rishohim Garon në televizion. Dhe, nëse po prisnim përgjigjen tipike: ‘Do të kujdesem fillimisht për vajzën”, në fakt ndodhi krejt e kundërta. “Do të rikthehem shumë shpejt në ekran!”, ka thënë Floriana, duke zbuluar kështu vetëm një nga detajet e asaj çka pritet të shohim. Garo ka shprehur edhe më herët dëshirën për të jetuar në Shqipëri, edhe pse gëzon një jetë krejt ndryshe në Gjenevë të Zvicrës.

A post shared by FLORIANA GARO (@florianagaro)

Në ekranin e Klan? Përsëri në “Jo vetëm modë?” Presim një format totalisht të ri? Këto nuk dihen ende, por moderatorja e konfirmoi kthimin!

A post shared by FLORIANA GARO (@florianagaro)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF