Meqë e nisëm ditëm me një lajm nga dasma mbretërore, me një të tillë edhe po e mbyllim atë.
Një ditë më parë, Revista BORDO hapi një sondazh ku i ftoi të gjithë lexuesit e saj të votonin për nusen mbretërore që iu ka pëlqyer më shumë. Pas 24 orëve, ne kemi mbyllur votimin dhe tashmë kemi gati edhe rezultatin, i cili nuk ishte dhe aq befaues. Kate Middelton është votuar si nusja më e bukur, me 42% të votave. Në vendin e dytë, renditet princeshë Diana, me një diferëncë shumë të vogël votash, vetëm 2%, e ndërsa e fundit ndodhet Meghan Markle me vetëm 19% votash.
Nëse për Kate, ditën e saj të dasmës, të gjithë e komentuan pozitivisht, me Meghan nuk ndodhi ekzaktësisht kështu. Sigurisht nuk kishte komente negative, si mund të komentohej negativisht një fustan i tillë që ka kushtuar plot 400 mijë dollarë, por ka pasur nga ato që e kanë kitikuar për thjeshtësi të tepruar, por sigurisht disa të tjerë e kanë vlerësuar shumë pikërisht për këtë thjeshtësi.
Ju jeni dakord me votimin?



















