Një nga eventet e shumëpritura të vitit, Billboards Music Awards mblodhi disa nga emrat më në zë të fushës së artit. Folëm për të veshurat më mirë, ashtu sikurse nuk u la në hije prezenca e Bebe Rexhës dhe Dua Lipës. Të veshura me stile ndryshe nga njëra-tjetra, diferenca në shpenzime nuk ka qenë e njejtë për këngëtaret.
https://www.instagram.com/p/BjC6LpfA69F/
Bebe kishte zgjedhur një fustan të zi, të punuar nga Cristian Siriano. Zbukuruar me dantella të po së njejtës ngjyrë rreth e qark krahëve, veshja e mëndafshtë kushtoi 6510 euro. Disa e pëlqyen, të tjerë e kritikuan, por Rexha ra në sy përgjatë parakalimit në tapetin e kuq. Dua i kishte besuar Alexandre Vauthier për fustanin lejla, me shpatulla të gjera e të fryra dhe një rrip të lidhur në mes. Ky krijim arrin shifrën prej 4830 euro, ndërsa sandalet e Fiorucci-t kushtojnë 335 euro.
Shpenzime jo fort marramendëse, por duket se Bebe i ka kushtuar disi më rëndësi veshjes në këtë rast. Po ju, cilën nga paraqitjet preferoni më shumë?
https://www.instagram.com/p/BjBq4jSF00u/



















