KreuCelebrity

A do ta linte Top Channel për Klan? Albani nuk mendohet dy herë…

Është disi e natyrshme ta identifikosh Alban Dudushin me Top Show. Prej më shumë se një dekade pjesë e Top Channel, moderatori ka qenë ndër të paktët personazhë që nuk i janë drejtuar një zgjedhje të dytë. E pas kaq shumë kohësh, a ka ndërmend Albani ta rimendojë prezencën në Top Media?

Një nga pyetjet e vogëlushve të “Në kurthin e Piter Pan” ka qenë kjo: “Nëse do të të ofrohej një punë në një televizion tjetër, për shembull në Klan, do t’u largoje nga Top Channel?” Duke shtuar detajin joshës “për një pagë më të mirë”, Dudushi nuk është menduar gjatë. “Në radhë të parë, unë e kam një punë dhe s’kam nevojë për tjetër. Në radhë të dytë, do e marr parasysh kur të bëhesh ti kryeministër”, i është referuar Albani djaloshit, duke bërë të qartë se nuk ka ndërmend të drejtohet tek një ekran tjetër, sidomos tek konkurrenti më i madh i Top-it.

 

Me pak fjalë, nëse dëgjojmë më vonë se moderatori do të largohet nga Top Channel, duhet menduar gjatë arsyeja e vendimit. Sepse, mesa duket as paga më e lart nuk e tundon Dudushin drejt një zgjedhje të dytë…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF