Anjeza Maja është moderatorja me të cilën zgjohen shqiptarët që zgjedhin të shohin Top Channel.
Megjithatë, duket se këtë verë, Anjeza ka gati një projekt krejtësisht ndryshe nga moderimi. Nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale, moderatorja ka zbuluar se do të jetë pjesë e një klipi muzikor. Nisur nga fotot, mes gjelbërimit, natyrës, Anjeza shfaqet e veshur me një fustan me lule, të gjatë shumë të freskët dhe sigurisht shumë veror.
Burime për gazetën Ekspress, bëjnë me dije, se ajo do jetë pjesë e klipit të Brunos së Threedots. Për të tjera detaje, do të na duhet të presim deri sa të publikohet ky projekt i ri muzikor.
Me të tilla personazhe, suksesi është i garantuar…
Anjeza, nuk është personazhi i vetëm i njohur që është figurante në një videoklip. Pak javë më parë, Mentor Hazizi lançoi klipin e tij “When I hear Your Name”, pjesë e së cilit është dhe ikona e bukurisë shqiptare, Agnesa Vuthaj.



















