“Luana Vjollca është një vajzë me shumë talente. Jo vetëm që është një këngëtare e njohur, por gjithashtu edhe një “multitask”, prezantuese në TV autore programesh. Tashmë ajo është e gatshme për të nisur disa projekte të reja dhe të fokusohet sërish tek muzik të cilën e do shumë”. Kështu e nis shkrimin e saj për moderatoren shqiptare, Luana Vjollca, revista e huaj “ONN”.
Në një intervistë të gjatë, bukuroshja është ndalur të flasë për fillemet e karrierës së saj, si ia doli të spikaste në një botë aq të ashpër siç është TV, për planet në të ardhmen, po edhe për projektet më të reja në muzikë.
Gjithashtu, ajo ka dhënë dhe një lajm jo shumë të mirë për fansat e saj: Do të heqë dorë për pak kohë nga TV, për t’iu dedikuar krejtësisht muzikës.
Ju keni disa profesione, si moderatore, autore programesh, këngëtare. Na tregoni si filloi karriera juaj? Cika ishte pika e kthesës, për t’ju bërë kjo që jeni sot?
Karriera ime filloi shumë herët dhe është një kombinim i mundësive, punës së madhe dhe përkushtimit. Unë jam nga një vend i vogël që ofron pak mundësi- Shqipëria. Gjithkush këtu përpiqet që të krijojë mundësi për veten e tij. Jam shumë krenare që ia dola të ndihmoja familjen që në një moshë të vogël. Kam humbur babain kur isha 11 muajshe, kështu që nëna ime është detyruar që të kujdeset për mua dhe tre motrat e mia, e vetme. Unë u zbulova rastësisht (siç ndodh zakonisht). Isha në një sallon bukurie, pranë shtëpisë sime duke bërë flokët. Një stilist i njohur shqiptar më vuri në duke dhe më ofroi që të isha imazh i biznesit të tij. Isha vetëm 14 vjeç në atë kohë. Falë këtij bashkëpunimi, unë isha në kopertinën e disa revistave prestigjoze në Shqipëri. Pata një mundësi dhe e “mbajta fort” me gjithë vullnetin tim. Falë e gjithë kësaj, unë u spikata edhe nga producentët të televiziont më të suksesshëm në Shqipëri, Top Channel, fitova audicion. Aty kishte aq shumë vajza të bukura, disa edhe më të bukura se unë, disa më të gjata…por aty ishte kthesa ime. Kur dola përpara jurisë, bëra prezantimin e vetes. Nga natyra jam e çuditshme, kështu që natyrisht edhe performanca ime ishte plot me humor dhe energji. Bëra një rrotullim dhe shkova drejt kamerës pasi mbylla performancën. Juria mbeti i befasuar dhe u zgjodha menjëherë, Dhe tani kam 11 vjet që punoj në këtë media. Kjo botë është e mbushur me pengesa, njerëzit janë shumë konkurrues dhe jo gjithmonë të këndshëm dhe bashkëpunues – duhet të punoni shumë dhe të jeni shumë të fortë! Dhe unë e bëra! Pra, nëse pyetni se cila është çelësi i suksesit tim, do të thoja se i pari është duke punuar pa hequr dorë, së dyti ështëtë punuarit me përkushtim, duke besuar në veten tuaj dhe duke qëndruar besnik ndaj vetes. Nëse nuk mund të mbështetesh në vetvete, atëherë mos prisni që njerëzit e tjerë të jenë atje për ju.
A jeni duke punuar në ndonjë projekt të ri muzikor, do kemi bashkëpunime së shpejti?
Po! Jam duke punuar. Kam dy projekte që do të dalin së shpejti, bashkëpunime që mendoj se do të jenë hite verore. Për momentin jam duke u fokusuar tek muzika, duke qenë se nuk jam duke punuar për ndonjë program të caktuar televiziv. Dua që muzika ime të jetë e gëzueshme dhe energjike, diçka që i bën njerëzit të kërcejnë dhe të ndihen mirë me të…kjo është hera e parë që po e them, sepse do bëj një pushim dhe do të përqëndrohem tek muzika. Këtë nuk e kam thënë në asnjë intervistë. Jam e sigurt që tifozët e mi do ta lexojnë këtë- kështu që është një dhuratë për të gjithë ju.



















