Ermal Mamaqi ka postuar disa video teksa po konsumon një darkë me Almedën dhe bashkëshortin e saj Tolgahan Saysman në Turqi.
U duk si një vizitë miqësore, për shkak të marrëdhënies së mirë që ka me modelen bukuroshe, por mesa duket nuk ka qenë krejtësisht kështu. Xing.al shkruan se darka në pallatin luksoz Çiragan në Stamboll, ka edhe një qëllim shumë të rëndësishëm për Ermalin, por edhe për Tolgahan gjithashtu.
Sipas po të njëjtave burime, moderatori pritet të vërë në jetë një projekt të madh ndërkombëtar, në të cilin mesa duket do të përfshihet edhe aktori turk. Duke qenë se Tolgahan është aktor i telenovela, mendohet që Ermali po sjell një produksion të tillë në Shqipëri, pjesë e të cilit do të bëjë dhe “Brad Pitt” e Turqisë.
Jemi në pritje që të zbulojmë projektin e Ermalit…



















