KreuCelebrity

As Beckham, as Clooney, kushëriri i princ Harry-it u “shpall” më i bukuri i dasmës

Bukuria është genetike.

Ndonëse të gjithë i kishin sytë tek Meghan Markle dhe Princ Harry, nusja dhe dhëndri, dikush tjetër ua rrëmbeu vëmendjen me sharmin dhe elegancën e tij- dhe ai ishte kushëriri i vetëm  i Harry-it, Louis Spencer, nipi i princeshë Dianës.

I veshur me kostum serioz me mjekër, krah tre femrave simpatike, nënës Victoria Aitken dhe motrave Lady Eliza dhe Lady Kitty Spencer, Louis i bënte “konkurrencë” dhëndrit simpatik. Titullin “beqari i preferuar i vajzave”, tashmë nuk i përket më princ Harry-it, por ka kaluar tek kushëriri i tij. Ai është djali i vëllait të princeshë Dianës, Earl Spencer dhe jeton në Pallatin Mbretëror. Një ditë do të trashëgojë titullin e të atit, dhe bashkëshortja e tij do të marrë titullin “konteshë”.

Louis ka trashëguar tiparet më të mira të nënës së tij, e cila para martesës me babain Earl Spencer, ishte një modele.

Nëse u mërzitët që Harry u martua, mos u shqetësoni se keni ende shpresë me Louis Spencer, vajza…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF