Bashkëpunimi për projektin ‘Girls’ bëri shumë bujë, kryesisht prej deklaratës së Rita Orës. Këngëtarja ka zbuluar orientimin seksual, duke bërë të ditur se është biseksuale. Të gjithë u surprizuan, ashtu sikurse filluan supozimet se Cara Delevingne mund të ketë qenë një nga ish-të dashurat e Ritës.
Por, cili është qendrimi i modeles? “Më pëlqen Rita. Unë mendoj se ajo është një artiste e mrekullueshme dhe gjithmonë e mbështes atë në atë që ajo bën”, ka thënë fillimisht, Cara. Delevingne nuk e ka lënë me kaq, duke e vazhduar dhe më tej: Unë nuk mendoj se është e gabuar të flitet për një përvojë jetësore . Ajo është duke u krenuar për diçka dhe pa probleme po e thotë.”
Delevingne për momentin nuk ka pranuar asgjë, por as nuk ka mohuar mundësinë se mund të ketë qenë pjesë e isheve të Ritës. Sa zhurmë ka shkaktuar këtë herë, Rita!



















