Për disa ai ishte vizionari, për të tjerë inovatori, gjeniu, ose Tani i Topit, por për Lori Hoxhën, Tani para së gjithash ishte babai i saj, madje në vegjëli, kur ajo dhe familja jetonin në Itali, trashëgimtarja e Top Media, nuk e konceptonte dot se çfarë ishte ai Tani gjeniu, për të cilin flisnin njerëzit. Lori njihte babin, Tanin që njihte gjithë Shqipëria, ajo e njohu vetëm kur ai u largua nga kjo jetë.
E ftuar në Top Show, mbrëmë Lori ka rrëfyer përballë Alban Dudushit disa të pathëna për të atin, në marrëdhënien që ai kishte me Lorin. Duket se si çdo baba tjetër, edhe Tani nuk bënte përjashtim kur bëhet fjalë për vajzën e tij. “Ai e kishte tmerr që unë po rritesha, ishte shumë fanatik. Nuk i pëlqente që unë të vishja fustane. Edhe kur më shihte që krihja dhe shtrija flokët më thoshte t’I kapja sepse më shkonin më shumë. ‘Vish xhinse bab, dhe flokët mbai lidhur se kështu ngjan më bukur më thonte’: tregoi Lori në Top Show.


Eno Popi bëhet baba!



J.Lo nuse me të njëjtin fustan si Meghan

Të gjithë të dashurit e Ledi Dianës













