Prej ditësh po qarkullojnë ‘zëra’ se Armina Mevlani është në pritje të ëmbël. Thashetheme të tilla nuk dihet asnjëherë si lindin, e në fakt edhe bloggerja duket se është çuditur shumë kur ka dëgjuar këtë lajm.
Moderatorët e “Pop Culture” i kanë bërë një telefonatë ‘live’ Arminës duke i kërkuar asaj versionin zyrtar të kësaj ‘zhurme’ të krijuar. Bloggerja është shprehur tejet e çuditur duke e mohuar në mënyrë absolute këtë lajm, madje sipas saj duket se çifti Armina- Shkëlzen po meren me organizimin e një ngjarje shumë të bukur në jetën e tyre,siç është dasma.
Duket se Armina kërkon të jetë tradicionale, duke bërë dasmë në fillim, e mandej me siguri do të vijë edhe bebi.



















