Bukuroshja e ëmbël e Digitalb është në pritje të ëmbël. Pavarësisht se ajo vetë ende nuk e ka konfirmuar, por barku i rrumbullakosur le ta themi që na i ka thënë vetë të gjitha. Jona Spahiu dhe partnerti i saj Frenkli, mesa duket shumë shpejt do jenë zyrtarisht burrë e grua, pasi dasma e tyre qenka fare afër, aq afër sa ftesat për mysafirët janë gati.
Një punim i bukur, i bërë me dorë, në të cilën janë gdhendur inicialet e emrave të çiftit “J dhe F” (Jona dhe Frenkli), është ftesa që shumë shpejt do të shkojë në dorë të miqve të çiftit (në mos themi që mund të kenë shkuar tashmë). Ka qenë vetë nusja e ardhshme, ajo që ka postuar foton e ftesave në instagram, duke bërë që lumi i urimeve nga ndjekësit të vërshojë. Epo, le t’i bashkohemi edhe ne urimeve të shumta për Jonën dhe Frenklin; Të trashëgoheni!

Eno Popi bëhet baba!



J.Lo nuse me të njëjtin fustan si Meghan

Të gjithë të dashurit e Ledi Dianës














