KreuCelebrity

Mes lotësh dhe ngashërimash; zbulohet telefonata e Harryt me ish-të dashurën, pak ditë para dasmës

Një telefonatë mes Princ Harry dhe ish të dashurës së tij Chelsea, pak ditë para dasmës është bërë kryefjalë e mediave botërore. Miku i Harryt, ka rrëfyer për “Vanity Fair”, se  Harry ka telefonuar Chelsean për t’i thënë që do të martohej dhe sipas tij mes dy ish të dashuruarve ka patur lot dhe ngashërima.

Kjo do të ishte telefonata e fundit mes tyre, duke qenë se tani princi do të nisë një jetë të re me Meghan. Harry dhe Chelsea kanë patur një lidhje të gjatë, me ndarje dhe bashkime, madje qarkullojnë thashetheme se ata kanë vijuar të takohen edhe gjatë kohës që Harry dilte me Meghan.

Chelsea ka qenë e dashura e parë, me të cilin trashëgimtari I fronit anglez pati një lidhje serioze, dhe mendohet se ndarja e tyre erdhi pasi ajo nuk  e pëlqente jetën publike dhe vëmendjen e madhe mediatike që pati kur dilte me Harryn.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF