KreuCelebrity

Florian Garo heq dorë përfundimisht nga bota e televizionit? Ja si përgjigjet moderatorja

Floriana Garo është bërë nënë për herë të parë vetëm dy muaj me parë, me një vajzë të vogël që quhet Adia. Prej disa kohësh, ajo është zhvendosur në Zvicër, tek partneri i saj Enis Daçi, ku ka nisur një karrierë në botën e biznesit, marrëdhënieve me publikun.

Së fundmi, ajo është vendosur në qendër të vëmendjes së mediave, pasi u përfol se do të hiqte dorë krejtësisht ekrani. Dashuria e madhe e Florianës për televizionin tashmë është diçka që dihet, për këtë arsye një lajm i tillë çuditi jo pak të gjithë ata që e lexuan, megjithatë duket se nuk është plotësisht e vërtetë.

Kontaktuar nga Pop Culture, Floriana ka pranuar se një rikthim në ekran nuk është në planet e saj të afërta, por megjithatë mbetet një opsion i hapur për të.

“Nuk është në planet e mia të afërta, por mbetet një opsion i hapur për mua”, është shprehur ajo.

Floriana Garo iu prezantua për herë të parë publikut si prezantuese e motit në ABC News dhe më pas si prezantuese dhe autore e emisionit “Jo Vetëm Modë”, dedikuar lifestyle, fashion, me intervista të ndryshme me personazhe të njohura ose jo, në Shqipëri dhe jo vetëm, emision i cili me largimin e saj drejtohet tashmë nga Nevina Shtylla.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF