KreuCelebrity

“Këtë nuk mund t’ia fal”, Rovena dhe Eltioni tregojnë çfarë nuk tolerojnë tek njëri-tjetri

Vetëm pak ditë më parë, lajmi se Rovena Dilo dhe balerini i njohur Eltion Merja kanë nisur bashkjetesën pushtoi portalet.

Prej vitesh, që nga “Dancing With The Stars” i parë që kanë marrë pjesë, është përfolur që çifti është në një lidhje dashurie. Një gjë e tillë as nuk është pohuar dhe as nuk është mohuar nga asnjëri, e megjithatë shohim shumë shpesh foto së bashku, dalje publike të dy krah njëri-tjetrit. Edhe sot, ato kanë qenë të ftuar në “Pasdite në Top Channel”, ku janë ndalur të flasin për projektet e tyre të përbashkëta, për eksperiencën e “Dancing With The Stars” për të dytën herë, por vetëm për lidhjen e tyre jo.

E pyetur nga gazetarja, se çfarë e acaron më shumë tek partneri, Rovena nuk është menduar shumë, por është përgjigjur menjëherë duke treguar se kohët e fundit, “Takja” siç ajo e thërret, “ka nisur të flasë shumë”, e ndërsa rrëfen se “fajtor” se përse ata zihen shpejt është pikërisht “ai”.

“Ka filluar të flasë ca si shumë…”, thotë me të qeshur Rovena. Por, edhe Eltioni, në rolin e balerinit profesionist dhe partnerit të saj në “Dancing With The Stars”, ka treguar çfarë nuk i pëlqen dhe çfarë nuk toleron dot nga partnerja e tij.

“Te Rovena, gjëja më e vogël më bën, ndoshta jo nervoz, por më vë në pikëpyetje pse nuk e bëri mirë, nuk ia kam shpjeguar unë mirë? Mos harroni se e ka kaluar një sezon 12-javësh, tani është në javën e 23-të, kështu që prandaj nuk ia fal…”, ka treguar ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF