Ai/ajo ndoshta nuk do të që të jetë personazh publik kur të rritet, por këto duket se janë ‘kostot’ që paguan një fëmijë që i ka prindërit VIP-a. Ndaj bebet e personazheve publikë shqiptarë, janë bërë po aq, ose edhe më shumë të njohur se mami dhe babi i tyre. Ndaj a mund ti quajmë bebat VIP, fëmijët e personazheve publikë?
Këtë fundjavë bordo.al realizoi një sondazh për të votuar emrin më të bukur të bebit VIP, shqiptar dhe mesa duket publiku ynë preferon më shumë emrat që flasin shqip. Sepse emri më i pëlqyer nga votat tuaja është Kroi Art, emri i bebushit të Alban Dudushit dhe Bieta Sulos.
“Një krua, kroi ynë i dashurisë dhe një vepër arti sicc është ky që kemi nxjerrë në dritë”, e ka shpjeguar mami Bieta emrin që ajo dhe Albani kishin zgjedhur për djalin e tyre. Me 372 vota, pra 40 % e lexuesve kanë votuar Kroi Art, në sondazhin tonë. Urime Kroi Art, kur të rritesh me siguri mami dhe babi do të tregojnë që lexuesit e bordo.al të kanë votuar ty si bebi me emrin më të bukur në Shqipëri! Dhe ne jemi plotësisht dakord!



















