Ornela Bregu prej kohësh jeton jashtë Shqipërisë së bashku me familjen e saj. Postimet në Instagram janë të shpeshta duke na njohur me jetën që ajo bën atje. Por këtë radhë një postim i saj ishte më personal, më i ndjerë dhe më emocionues. Vajza e saj Benina është diplomuar duke kaluar kështu zyrtarisht në një vajzë të rritur dhe gati për të dal në jetë. Vajza e saj u rrit, por për Ornelën do të jetë gjithmonë e vogla dhe gëzimi i saj i parë në jetë.
Në një foto të postuar së bashku me vajzën më kostumin e saj të diplomimit, Ornela e shoqëron me një mesazh shumë të ndjerë duke e bërë një nënë të ndihet kaq krenare.
“E vogla ime, zemra ime, shoqja ime, përjetësia ime.. #graduetionday”
E vërtet Benina është rritur aq shumë sa është e vështirë tashmë ta dallosh atë nga mami Ornela, të cilat më shumë ngjajnë si dy shoqe të ngushta.















25 ‘hijet’ e Jonida Maliqit!


Foto e Era Istrefit pushton New York-un


