KreuCelebrity

Meghan Markle shtatzënë? Interneti po ‘gumëzhin’

Sipas mediave të huaja Meghan Markle është shtatzënë. Këtë nuk e ka thënë as ajo dhe as Harry, por kjo gjë është aluduar për disa arsye.

E para është fakti që çifti shtynë muajin e mjaltit. Kur ata ndanë datën e dasmës, u tha që menjëherë pas ceremonisë ata do të niseshin për muaj mjalti. Dasma u bë dhe çifti nuk u nis, duke nxjerrë si ‘pretekst’ ditëlindjen e Charles. Më tej ka patur disa aludime se ku do të shkojnë Meghan dhe Harry për muaj mjalti, por deri tani asgjë nuk është e sigurt. Duka dhe Dukesha e Sussex janë ende në shtëpi.

Një arsye tjetër që ka bërë mediat e huaja të dyshojnë për një shtatzëni të mundshme të Meghan është një buzëqeshje e stërmadhe e çiftit, në momentin e celebrimit, kur prifti në fjalën e tij përmendi fëmijët që do të kishin në të ardhmen.

Në festën e dasmës, pas celibrimti Meghan zgjodhi një fustan nga Stella Mçarteny, i cili është një model shumë i rehatshëm, dhe perfekt për një nuse shtatzënë. Gjithashtu edhe veshja e Meghan në ditëlindjen e Charles kishte një prerje të tillë në bark, që të bëje të dyshoje për një shtatzëni.

Të gjitha këto ‘arsye’ kanë mjaftuar që rrjeti të ‘ziejë’ për lajmin se Dukesha e Sussex është në pritje të pasardhësit të familjes mbretërore.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF