Gjashtë ditë më parë, ajo u bë nënë për herë të dytë. Emina Çunmulaj u bë sërish nënë e një vajze, të cilën e pagëzoi me emrin Mia Soraya Nazarian.
Nëse mendoni se modelja është një mami supersticioze, e cila do të presë të kalojë pak kohë, para se të ndajë me ndjekësit e saj portretin e së voglës, gaboheni. Mami Emina nuk ka pritur asnjë ditë më shumë, por ka postuar një foto të bukur të familjes së saj, që me siguri do t’ju ëmbëlsojë këtë mëngjes fundmaji.
Emina, bashkëshorti Sam, vajza 2-vjeçare Ella si dhe më e vogla e familjes Mia, plotësojnë portretin e bukur të një familje të lumtur, si ajo e modeles shqiptare. Komplimentet shkojnë për të gjithë pjestarët, por sigurisht vëmendjen e publikut kësaj here e vjedh pak më tepër e vogla Mia Soraya.