Alketa Vejsiu është një nga moderatoret e njohura dhe të talentuara shqiptare. Në puntatën e sotme “Në kurthin e Piter Panit”, gjatë kohës që ajo ka ftuar fëmijët të hyjnë në skenë i ka pyetur lidhur me ndonjë pakënaqësi apo ngacmim që mund të kenë patur nga fëmijët e tjerë. Gjatë përgjigjeve të tyre të sinqerta, edhe Alketa ka treguar një fjali që ja thonin shpesh fëmijët kur ishte e vogël dhe kjo e ka kompleksuar për vite me rradhë.
“Ti je veshllapushe” ka qenë shprehja që Alketa nuk e ka duruar dot dhe e ka bërë të ndihet keq për shumë vite.
‘Mu desh shumë që ta kuptoja se njeriu duhet ta dojë veten dhe ta pranojë ashtu siç është. Por fëmijë kjo shprehje më ka torturuar shumë, madje lëshoja flokët që ti mbuloja veshët. Kam qenë shumë e imët dhe veshët kishin një formë te çuditshme” – ka thënë Alketa
Sot Alketa është një femër mjaft e realizuar si profesionalisht dhe në jetën personale dhe këto komplekse të kota nuk kanë më vend në mendimet e saj, e cila gjithmonë shpërndan vetëm mesazhe dashurie dhe kjo e sotmja ishte kunder bullizmit.