Djali i çiftit të artistëve Vasa Luma dhe Big Basta ka nëser ditëlindjen. Mirëpo mami Vesa duket se është tejet e emocionuar për këtë ditë të shënuar dhe nuk i është pritur për të ndarë me ndjekësit e saj në Instagram detajet e festës që do të organizojë për ditëlindjen e të birit. Me disa postime të saj në InstaStory ajo ka shfaqur një numër të madh tullumbacësh dhe shkrime “Happy Birthday” që do të vendosen nesër në të gjithë shtëpinë.
Liani bën 2 vjeç dhe duket se do ta festojë me miqtë e tij të rinj, pasi çifti ka disa kohë që ka nisur jetën në Australi. Me largimin nga Shqipëria duket se jeta artistike e Vesa Lumës dhe Big Bastës po pëson një periudhë pushimi, por ne shpresojmë që ato të rikthehen sërish në muzikë.